Rusia ndërton murin 2 metra në pjesën kufitare me Ukrainën

62
Rusia ka vendosur të ndërtojë një mur të sigurisë në lartësinë 2 metra në pjesën kufitare me Ukrainën. Departamenti i ruajtjes së kufirit të rajonit Rostov i shërbimeve të sigurisë federale të Rusisë në faqen e internetit ka publikuar njoftimin e tenderit për ndërtimin e një muri të sigurisë me gjatësi 3.22 kilometra dhe me lartësi 2 metra në kufirin me Ukrainën. Sipas rregullave të tenderit parashikohet se kostoja e murit, i cili do të jetë i pajisur me tela me gjemba të kalojë 9.9 milionë ruble (afërsisht 150 mijë dollarë), transmeton AA. Gjithashtu theksohet se muri i cili do të ndërtohet me qëllimin për të parandaluar aktivitetet e jashtëligjshme duhet të përfundohet deri me 1 dhjetor 2015. Pas shpërthimit të krizës në Ukrainë, Rusia forcoi zonën kufitare prej 140 kilometra me Ukrainën.