Rusia kundër Kosovës në UNESKO, Lavrov: Mos e politizoni

466
Rusia deklarohet kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO. Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka kritikuar përpjekjet të cilat duan ta anëtarësojnë Kosovën në UNESCO.
Ai ka folur sot për gazetarët, përpara se t’i adresohej Konferencës së Përgjithshme të UNESCO, në Paris. Sipas Lavrov nuk duhet politizuar UNESCO me Kosovën.
“Ёshtë e rëndësishme të shmangim politizimin e aktiviteteve të UNESCO-s që po shohim përmes përpjekjeve për të pranuar Kosovën në radhët e kësaj organizate”- ka thënë Lavrov.
Bordi ekzekutiv i UNESCO-s ka votuar muajin e kaluar për të rekomanduar Kosovën si shtet anëtarë, pavarsisht kundërshtimeve të forta nga Serbia.
Vendimi nëse Kosova do të anëtarësohet do të merret më 9 nëntor, gjatë votimit final në Konferencën e Përgjithsme të UNESCO-s. 
Sigal