Rusia kërkon territor prej 1.2 milionë metër katrorë në Arktik

484
Sigal

Me shkrirjen e akujve si pasojë e ngrohjes globale, janë bërë të arritshme edhe pasuritë nëntokë. Gjigandët e naftës përpiqen të marrin sa më shumë pjesë të mundshme. Së fundmi Rusia ka kërkuar zyrtarisht të drejtën nga Kombet e Bashkuara për një terren të gjerë në Polin e Veriut.Rusia që në vitin 2007 ngriti flamurin në Polin e Veriut për të theksuar sovranitetit, tani kërkoi nga Kombet e Bashkuara që ti jepet një terren prej 1.2 milionë metër katror në Polin e Veriut.
Rusia mbron mendimin, se një terren i madh sa Afrika e Jugut është pjesë zgjatimi i saj.Theksohet se kërkesa bazohet në të dhënat shkencore dhe se në muajt e ardhshëm pritet që të shqyrtohet. Sipas të dhënave të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, në Polin e Veriut ndodhen 13 për qind e totalit të rezervave të pazbuluara të naftës në botë dhe 30 për qind të totalit të rezervave të gazit të pa zbuluar.