Rusia kërcënon Norvegjinë me bombë atomike

461
Sigal

Norvegjia është paralajmëruar nga një politikan i lartë
rus se ajo tani mund të jetë një objektiv bërthamor, pasi lejoi vendosjen e 330
marinsave amerikanë në vend.

Frants Klintsevich, një
nënkryetar i komitetit të mbrojtjes dhe sigurisë së Rusisë, tha se vendosja e
marinsave amerikanë në Vaernes ishte pjesë e grumbullimit të ushtrisë amerikane
dhe e ka vendosur Norvegjinë në ‘lojë’ në rast të një konfrontimi bërthamor.

Klintsevich tha për kanalin TV2
të Rusisë se Kremlini e pa vendosjen e 330 marinsave në Norvegji si një
kërcënim direkt ushtarak.

Norvegjia
iu bashkua NATO-së më 1949 por vetëm pasi i kishte dhënë garanci
Bashkimit Sovjetik se kurrë nuk do të lejonin trupa të huaj që të
stacionoheshin aty