Rusia kërcënon ISIS për herë të parë me bomba atomike

441
Rusia mund të përdorë edhe armë bërthamore kundër militantëve të Shtetit Islamik. Kreu i Kremlinit Vladimir Putin ka kërkuar një pasqyrë të saktë të asaj që ka ndodhur në Siri pas bombardimeve të Rusisë. 
Presidenti rus ka thirrur ministrin e Mbrojtjes Sergei Shoigu nga i cili ka kërkuar të analizohet çdo gjë duke përfshirë edhe atë që po ndodh në fushën e betejës.
Sipas mediave ndërkombëtare Moska po shqyrton mundësinë që raketat për shtetin Islamik të kenë dhe mbushje bërthamore. “Nëse do të jetë e nevojshme ne do ta bëjmë çdo gjë për të luftuar terroristët” ka thënë Putin. 
Kjo deklaratë tingëllon si një shfaqje të re e forcës nga ana e Rusisë, e cila për një javë ka forcuar praninë e saj ushtarake në rajon. 
Për herë të parë që prej nisjes së sulmeve ajrore në territorin e Sirisë ndaj militantëve të Shtetit Islamik, Rusia ka kryer sulme me raketa të nisura nga një nëndetëse në detin Mesdhe. Sulmet me raketa nga nëndetësja janë kryer në dy pozicione të militantëve në Raqqa.
Rusia filloi sulmet ajrore në Siri në muajin shtator të këtij viti, duke pretenduar se kjo i ishte kërkuar nga Presidenti ti Sirisë, Bashar al-Asad. 
Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës thotë se Rusia ka kryer shpesh sulme ndaj pozicioneve të opozitës së moderuar siriane, e cila lufton qeverinë siriane dhe Shtetin e Islamik.
Sigal