Rusia identifikon autorët e rrëzimit në Egjipt të avionit me 224 persona në bord

434
Shefi i Shërbimeve federale të sigurisë në Rusi, Alexander Bortnikov, tha se Rusia i ka indentifikuar grupet që kanë dorë në shpërthmin e aeroplanit të udhëtarëve të kompanisë ruse, që u rrëzua në gadishullin Sinaj të Egjiptit, duke i vrarë të 224 njerëzit në avion. Bortnikov nuk ka specifikuar se cilat grupe ishin të përfshira në sulmin me bombë më 31 tetor, në aeroplanin e udhëtarëve, ku kryesisht ishin shtetas rusë, që fluturonin nga pushimorja egjiptiane, Sharm el-Sheik, për në Shën Petersburg në Rusi. “Ne afërsisht e dimë se kush ka mundur të jetë përgjegjës për këtë. Por, ka shumë punë para nesh”, u tha dje gazetarëve në Moskë, Bortnikov.
Sigal