Rusia i kërkon 2.5 miliardë dollarë Ukrainës për çështjen e gazit

442
Gjiganti rus i gazit “Gazprom” kërkoi sot 2,5 miliardë dollarë nga Ukraina për gazin e pakonsumuar, sipas saj në përputhje me kontratën e lidhur ndërmjet tyre, duke iu drejtuar proceseve gjyqësore ku tashmë Moska dhe Kievi kanë mosmarrëveshje për dhjetëra miliarda dollarë. Në një deklaratë, grupi shtetëror i ka dhënë 10 ditë kohë operatorit të gazit ukrainas ”Naftogaz” për të sistemuar këtë detyrim, në përputhje me klauzolën e quajtur “Take or pay” (”Merr ose paguaj”) të kontratës në fuqi, që Kievi kundërshton.
Blerësi pajtohet me një sasi minimale që duhet të paguajë nëse kjo sasi nafte konsumohet ose jo. Moska dhe Kievi janë të përfshira në një konflikt të vazhdueshëm për çështjen e gazit prej ardhjes në pushtet të properëndimorëve në Ukrainë në vitin 2014. Në pritje të vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit, ato po hartojnë marrëveshje të përkohshme të nënshkruara rregullisht, duke i mundësuar Ukrainës furnizimin me gaz pa u zbatuar klauzola në fjalë.
Sigal