Rusia furnizon Iranin me predha mbrojtëse antiajrore, të tipit S-300

175
RUSI-Kompania ruse e armatimeve, “Rostec”, njoftoi sot nënshkrimin e një kontrate me Teheranin për livrimin e predhave mbrojtëse antiajrore të tipit S-300.
Kompania ruse e armatimeve, “Rostec”, njoftoi sot nënshkrimin e një kontrate me Teheranin për livrimin e predhave mbrojtëse antiajrore të tipit S-300, shitja e të cilave u ndalua në vitin 2010 dhe u autorizua sërish në prill nga Vladimir Putin.

“Rusia nënshkroi me Iranin një kontratë të livrimit të predhave mbrojtëse antiajrore të tipit S-300”, deklaroi drejtori i përgjithshëm i “Rostec”, Serguei Tchemezov, në një komunikatë të publikuar në faqen e internetit të kompanisë. Kjo kontratë ishte ndërprerë nga ish-presidenti, Dimitri Medvedev duke aplikuar rezolutën 1929 të OKB-së mbi sanksionet kundër Teheranit për programin e tij bërthamor të shumëpërfolur.

Por Vladimir Putin e kishte anuluar këtë vendim në pril, duke vlerësuar se marrëveshja kuadër e nënshkruar në Lozanë mbi çështjen bërthamore iraniane mes fuqive të mëdha dhe Teheranit dhe që në korrik u bë një marrëveshje përfundimtare, e mundësonte një gjë të tillë.