Rusia fajëson Perëndimin për sulmet në Bruksel

516
Në Bruksel ende po numëroheshin shifrat e personave të vdekur nga shpërthimet, kur zyrtarë të lartë rusë, ligjvënës dhe ekspertë pro-Kremlinit, morën shkas nga sulmet për ta kritikuar Evropën. Rusia solli lule pranë Ambasadës Belge në Moskë e zyrtarët e presidentit Vladimir Putin ofruan ngushëllime lidhur me sulmin. Në të njejtën kohë, zyrtarë të lartë dhe ligjvënës rusë minuan këto sinjale të solidaritetit me mesazhe jo aq simpatike kundrejt Perëndimit, duke thënë: “Vetë e keni fajin”. Aleatë të njohur të Putinit në qeveri dhe parlament, si dhe ekspertë të ndryshëm, vlerësuan se shpërthimet ishin rezultat i asaj që ata i cilësuan si “standarde të dyfshita”, në qasjet e qeverive perëndimore ndaj militantëve të grupit të Shtetit Islamik. Ata akuzuan Perëndimin se ka injoruar Putinin, i cili theksonte vazhdimisht nevojën për bashkëpunim më të ngushtë me Moskën, për t’i luftuar terroristët.
Sigal