Sigal

Rusia shfaq për herë të parë pajisje ushtarake në një ekspozitë që po organizohet në Filipine

Sipas agjencisë së lajmeve “Tass” më 26-28 shtator, eksportuesi rus i armëve Rosoboronexport shfaqi për herë të parë në një ekspozitë prodhime të fushës së mbrojtjes. “Tass” njofton se Rusia  po ekspozon avionë luftarakë super të manovrueshëm.

“Kompania do të sjellë produktet e industrisë së mbrojtjes  në ekspozitën ADAS-2018, që janë më të rëndësishme për realitetet e Azisë Juglindore”, tha shërbimi i shtypit i Rosoboronexport.

Në ekspozitën 3-ditore do të paraqiten më shumë se 300 mostra të armëve dhe pajisjeve ushtarake të prodhimit rus për të gjitha shërbimet.

Kompania përmendi një numër avionësh që i konsideron si më premtues për forcat ajrore të vendeve të Azisë Juglindore, të tilla si multi luftarakët Sukhoi-35 dhe Sukhoi-30SME, avion luftarakë Yakovlev-130, helikopteri Mi -35M, helikopterë Ka-226T dhe helikopterë të transportit ushtarak Mi-171Sh.

Vendet aziatike kanë shfaqur interes më të madh në drejtim të sistemit të raketave dhe artilerisë Pantsir-S1 dhe për raketën e lëvizshme “Igla-S”. Artikujt e tjerë me interes janë armët automatike Kalashnikov-100, automjete të blinduara, por dhe nëndetëse dizel-elektrike të projektit 636, fregata Gepard-3.9.

Rosoboronexport propozon bashkëpunim në projektimin dhe ndërtimin e nëndetëseve të vogla dhe ultra-të vogla.