Rusia do të vendosë edhe Shqipërinë në listë për ndalimin e importit të ushqimeve

442
Ministria ruse e Bujqësisë është duke përgatitur një projektligj që do të ndalojë importet e caktuara ushqimore nga Shqipëria, Mali i Zi, Norvegjia, Islanda, Lihtenshtajni, Ukraina dhe Gjeorgjia – të cilat nuk kanë rënë ende nën sanksione ruse, raportoi RIA Novosti duke cituar zyrën e shtypit të Ministrisë së Shërbimit. “Në këtë moment, propozimet kanë të bëjnë me shtatë vendet janë përjashtuar dekreti i qeverisë, gjithsesi projekt dekreti është në progres”, tha ministria të martën, duke shtuar se data e saktë e hyrjes në fuqi të dokumentit nuk është vendosur ende. “Lista e saktë e vendeve është duke u diskutuar”, shtoi zëdhënësi i ministrisë. Më parë, Kryeministri rus, Dimitri Medvedev, tha se qeveria mund t’i drejtohet Presidentit Vladimir Putin dhe për të kërkuar zgjerimin e listës së vendeve që trajtohen me ndalim të importit të ushqimeve. Presidenti Putin ka shumë të ngjarë të mbështesë propozimin e Kryeministrit për të zgjeruar listën, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dimitri Peskov, duke shtuar se “parimi i reciprocitetit është i një rëndësie themelore në këtë çështje”. Shqipëria, Mali i Zi, Islanda, Norvegjia, Litenshtajni, Ukraina dhe Gjeorgjia, konfirmuan javën e kaluar se do t’u bashkohen sanksioneve shtesë të Bashkimit Europian ndaj Rusisë. Shqipëria dhe Mali i Zi janë vende kandidate për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian, ndërsa Islanda, Norvegjia dhe Litenshtajni janë pjesë e zonës europiane të tregtisë së lirë.
Sigal