Rusia: Do godasim ISIS në Irak, nëse na e kërkon Bagdadi

474
SIRI- Ushtria ruse ka dërguar në Siri më shumë se 50 avionë dhe helikopterë, si dhe trupa tokësore, trupa të marinës, parashutistë dhe njësi të forcave speciale për pëzicionet e veta ushtarake në Siri, njoftoi sot ministri i Mbrojtjes i cituar nga agjencia Interfax. Është hera e parë që Moska konfirmon zyrtarisht madhësinë e angazhimit të saj ushtarak në Siri, në portin e Tartus, ku ushtrua ruse posedon instalime logjistike, dhe mbi të gjitha në aeroportin e Latikës ku ka ndërtuar një bazë ushtarake.

“Aviacioni rus zhvilloi sot sulmet e para ajrore në Siri”, njoftoi Moska. “Ndërsa një valë tjetër bombardimesh u zhvillua gjatë mbrëmjes së djeshme”, sipas të njëjtave burim. Kjo është ndërhyrja më e madhe e Rusisë jashtë hapësirës së ish-Bashkimit Sovjetik, qysh nga lufta e viteve 1980 në Afganistan. Arabaia Saudite, armike kryesore e presidentit sirian, Bashar al-Assad, ka kërkuar që Rusia “të ndalë sulmet menjëherë”. Shtetet e Bashkuara, në anën tjetër, janë duke udhëhequr po ashtu një koalicion ndërkombëtar, që sulmon nga ajri caqet e Shtetit Islamik në Siri dhe Irak.
Sigal