Rusia dhe Turqia partnere në planin e tubacioneve të reja për gaz

389
Plani për tubacione të reja të gazit mes Rusisë, Turqisë dhe vendeve të Evropës jugore, mbetet i paprekur, pavarësisht “vështirësive”, ka deklaruara Kremlini, disa ditë pas Ankarja ka thënë se bisedimet për këtë marrëveshje janë ngrirë. Në një takim mes presidentit rus, Vladimir Putin dhe homologut të tij turk, Recep Tayyip Erdogan,në Moskë, janë pajtuar “se puna do të vazhdojë.” Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i Kremilinit, Dmitry Peskov.
“Është një punë komplekse, e cila ka edhe vështirësi,” ka thënë ai, duke bërë me dije edhe për një takim të mundshëm mes dy liderëve, gjatë këtij viti “për t’i bashkërenduar afrimet e tyre.” “Turqia vazhdon të jetë një partner shumë i rëndësishëm për ne,” ka shtuar Peskov. Më 11 shtator, Turqia kishte deklaruar se bisedimet për tubacione ishin pezulluar, nga kushtet e imponuar nga gjiganti rus, kompania Gazprom, rreth zbritjes së çmimit të gazit, të cilën e kërkon Turqia. Plani parasheh katër pjesë nga 900 kilometra tubacione, të cilat do të vendosen nën Detin e Zi, duke lidhur kështu jugun e Rusisë me perëndimin e Turqisë. Projekti parashikohet të ketë kapacitet prej 63 miliardë metër për kubik në sekondë.
Sigal