Rusia dëbon 755 diplomatë amerikanë nga Moska

471
Presidenti rus Vladimir Putin njoftoi të djelën se 755 diplomatë amerikanë do të dëbohen nga Rusia deri me 1 shtator. Dëbimi i diplomatëve pason sanksionet e miratuara nga Kongresi amerikan kundër Rusisë javën e kaluar.
Përgjigja e Rusisë pritet t’i acarojë më tej tensionet mes Moskës e Uashingtonit. Megjithëse dëbimi i diplomatëve amerikanë ishte njoftuar që të premten, numri i tyre u bë i ditur sot gjatë një interviste të presidentit Putin me televizionin Rossiya 1.
Sigal