Rusia aksion kundër ushqimeve që vijnë nga Perëndimi

577
Tone të tëra produktesh asgjësohen dhe hidhen për tokë në një aksion të ndërmarr nga Rusia. Shumë rusë dyshojnë pse kaq shumë produkte po shkatërrohen në një vend, ku miliona njerëz jetojnë nën pragun e varfërisë. Masat e Moskës kundër vendeve që kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë, pas aneksimit të Krimesë nga Ukraina, kanë nisur zbatimin prej një viti, por ligji i ri që parashikon shkatërrimin e ngarkesave kontrabandë në kufi hyri në fuqi të enjten. Frutat e importuara, mishi dhe djathi nga BE dhe vendet e tjera që i kanë mbështetur këto sanksione janë ndaluar me ligj. 
Sigal