Rusi, sulm kamikaz në pallatin e FSB, një i vdekur tre të plagosur

448
Sigal

Një person është vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur, pas një shpërthimi të ndodhur në pallatin e FSB (shërbimet e sigurisë së brendshme) të Arkhangelsk.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat ruse. Sipas guvernatorit të Arkhangelsk, Igor Orlov, shpërthimi është shkaktuar nga një bombe e paidentifikuar.

Sipas Orlov shpërthimi ka ndodhur brenda ambienteve të pallatit.

Komiteti investigativ rus ka hapur një hetim penal për terrorizëm.

Sipas deklaratave, shpërthimi kamikaz është bërë nga një 17 vjeçar që ka humbur jetën, raporton agjencia Tass. Djali është identifikuar por emri i tij nuk është bërë publik.