Sigal

Një ngjarje e rëndë raportohet nga malet e Taxhikistanit ku një helikopter është rrëzuar, duke shkaktuar vdekjen e 3 alpinistëve dhe 2 pilotëve.

Nga mediat vendase bëhet me dije se kanë arritur ti shpëtojnë kësaj tragjedie 12 alpinistë dhe anëtarë të ekuipazhit.

Mësohet se helikopteri ishte I prodhimit rus, Mi-8, u rrëzua të dielën në malin Ismoili Somoni, rreth 300 km në lindje të kryeqytetit taxhik, Dushanbe.

Mali Ismoili Somoni (7 495 metra) është më i larti në Taxhikistan dhe një destinacion i preferuar i turistëve, i cili njihet ndryshe edhe si “çatia e botës”.