Rusi, Putin urdhëron tërheqjen e ushtrisë nga kufiri me Ukrainën

66

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka urdhëruar tërheqjen e menjëhershëm të trupave ushtarake pranë kufirit me Ukrainën. Në deklaratë për mediat thuhet se trupat në rajonet e Rostov, Belgorod dhe Briansk  duhet të kthehen në bazat e tyre. Tërheqja e rreth 40.000 trupave nga kufiri me Ukrainën mund të ndihmojë në zgjidhjen e krizës në këtë shtet. Vendosja e forcave ruse në kufirin me Ukrainën ka rritur ndjeshëm tensionet diplomatike në rajon javët e fundit. “Në lidhje me përfundimin e fazës së planifikuar të stërvitjes ushtarake të pranverës në rajonet e Rostov, Belgorod dhe Briansk, Putin urdhëroi ministrin e Mbrojtjes për të tërhequr trupat që morën pjesë në stërvitje,”- kjo është deklarata e Kremlinit për mediat ruse. Tensionet mes Rusisë dhe Perëndimit u rrit pas përmbysjes së Presidentit pro-rus të Ukrainës, Viktor Janukoviç në muajin shkurt, pas disa muajsh protesta.Aneksimi i Krimesë nga ana e Rusisë shkaktoi një krizë në marrëdhëniet mes dy vendeve. Ndërkohë, në Ukrainë ka përleshje mes të forcave qeveritare dhe militantëve pro-rusë separatiste në lindje të vendit.