Rusi, Putin telefonon Elton John: Jam gati që të takohemi për komunitetin e LGTB

463
Lideri rus i ka telefonuar postarit Elton John, duke i thënë që është i gatshëm që të takohen. Kësaj here bëhet fjalë për një telefonatë të vërtetë dhe jo për një shaka, siç ndodhi përpara disa ditësh. Më parë Elton John merr një telefonatë nga një Putin i rremë, dhe besonte se fliste me të vërtetë me numrin një të Kremlinit. Këtë herë biseda ishte zyrtare, e konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Moskës, Dmitri Peskov. “Presidenti rus- shtoi zëdhënësi- i kërkoi këngëtarit që të mos e ofendonte duke bërë shaka”. Elton John kishte shprehur dëshirën për të folur me Putin, në lidhje me çështjen e komunitetit të LGBT-së në Rusi.
Sigal