Rusi/ Po tentonte për të bër një selfie, vajza bie nga kati i 10-të

95

Një vajzë nga Rusia mori plagë të rënda, por në mënyrë të mahnitshme, arriti t’i mbijetonte një lartësie prej 30 metrash. Ngjarja, e cila për pak u kthye unë tragjedi ishte një përpjekje e dështuar për të bërë një selfie.

Aksidenti ndodhi në qytetin Siberian, Tymen vonë gjatë së shtunës, kur një vajzë ra nga kati i 10 i një ndërtesë të lartë. Mrekullisht, vajza arriti të mbijetonte ku edhe u dërgua në spital. Ajo mori plagë serioze dhe ende ndodhet në gjendje kritike për jetën, shprehen zyrtarët rusë.

Identiteti i vajzës apo edhe mosha e saj nuk janë ende zbuluar në publik, ku ende nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar për rrethanat apo shkaqet e tragjedisë.

Sidoqoftë, sipas një faqe bazuar në dëshmitë e qytetarëve, vajza ka tentuar të bëjë një selfie. Disa pretendojnë se një grup me djem mbanin vajzën gjatë kohës që ajo tentonte foton. Ndërsa të tjerë insistojnë që vajza ka qenë vetëm. Dëshira për të bërë një foto të lezetshme për disa like në internet mund të rezultojë e rrezikshme, por edhe fatale. Një studim i fundit lidhur me vdekjet gjatë selfieve tregoi se India zë vendin e parë me rreth 160 vdekje në 6 vite.