Rusi, Parlamenti miraton dërgimin e ushtrisë në Siri

489
Dhoma e lartë e Parlamentit rus, e njohur ndryshe si Këshilli Federativ, ka votuar në mënyrë unanime për t’i dhënë miratimin Presidentit Vladimir Putin, për të dërguar ushtrinë me mision në Siri. Lajmi konfirmohet edhe nga kreu i administratës presidenciale, Sergei Ivanov, gjatë kësaj të mërkure, i cili shton se vendimi nuk ka të bëjë me dërgimin e trupave tokësorë, por vetëm me sulme ajrore. Presidenti rus, Putin kërkoi më herët ndaj Dhomës së lartë të Parlamentit të merrte në konsideratë përdorimin e forcës ushtarake përtej kufijve të vendit. Sipas Kremlinit, kërkesa kishte të bënte me “dërgimin e një kontigjenti ushtarak të Federatës Ruse” jashtë vendit mbi bazat e “parimeve të njohura dhe të pranuara universalisht dhe normave të ligjit ndërkombëtar”.
Sigal