Rusi, lirohet nga burgu opozitari Aleksei Navaly

475
Sigal

Aleksei Navalny, lideri i opozitës ruse, i cili ishte në burg për rreth një muaj e gjysmë, pas dy dënimeve të njëpasnjëshme për organizimin e demonstratave anti-Kremlin, u lirua sot në mengjës.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat vendase të cilat thonë se opozitari la qelitë e burgun rreth orës 03:20 GMT.

Pas protestave masive anti-Kremlin dhe kundër korrupsionit të organizuara vitin e kaluar opozitarit 42-vjeçar iu shtuan ditët e qëndrimit në izolim.

Më 28 gusht ai u dënua me 30 ditë burg për një protestë pa leje, si dhe në janar gjatë një tubimi ai bëri thirrje për bojkotim të zgjedhjeve të 18 marsit.