Rusi, incidentet në Egjipt dhe Turqi ulin 70% turizmin jashtë vendit

427
Ka rënë 70 për qind oferta e kompanive turistike ruse, për udhëtimet jashtë vendit, për shkak të krizës së rublës por mbi të gjitha për shkak të mbylljes së rrugëve me Egjiptin dhe Turqinë, dy nga destinacionet e preferuara të qytetarëve rusë, deklaroi sot zëvendëspresidenti i operatorëve rusë të turizmit, Dimitri Gorin, që ka vlerësuar gjithashtu një rënie me 40 për qind të udhëtimeve jashtë vendit deri në fund të vitit.

”Pavarësisht kësaj, rritet me 30 për qind fluksi i brendshëm kryesisht drejt Krimesë, pas rënies që erdhi për shkak të krizës së monedhës”, shtoi ai. Për të mbështetur më shumë turizmin në rajonet ruse, zëvendëskryeministrja Olga Golodets ka njoftuar se deri në fund të vitit do të jetë gati një paketë mesash për mbështetjen e këtij sektori me subvencione dhe lehtësime fiskale.
Sigal