Sigal

Askujt nuk i pëlqen pamja e shëmtuar e mbeturinave në rrugë. Është mungesë edukate që një letër çokollatë apo edhe një shishe ta lësh në cep të ndonjë guri apo në mes të natyrës.

Një ngjarje e pazakontë i ka ndodhur një pasagjeri, i cili kreu këtë veprim dhe më pas mbeti i shtangur nga sjellja e shoferit të taksisë me të cilën po udhëtonte.

Ngjarja ka ndodhur në Shën Petersurg, Rusi dhe është bërë shumë shpejt virale në rrjet.

Pasagjeri hapi xhamin dhe flaku jashtë mbeturinat e futura në një qesë të vogël kur më pas në të njëjtën mënyrë është nxjerrë jashtë me forcë nga shoferi i taksisë.

Shoferi, një ambientalist dinjitoz i tregoi vendin pasagjerit të pasjellshëm dhe pasi mori qesen e futi në makinë e la atë në mes të rrugës për të vazhduar udhëtimin.