Rusi, dy militantët e dyshuar të ISIS-it, rrezikojnë 10 vite burg

56
Gjykata në Moskë ka marrë vendimin “arrest me burg” për dy të dyshuarit militantë të Shtetit Islamik të ISIS-it.
Zëdhëndësja e gjykatës së Lefortovo tha se dy të dyshuarit Akhmed Amirkhanov dhe Kerim Khatiyev do të mbesin në paraburgim deri më 23 shtator.
Rusët janë arrestuar para dy ditësh në Moskë dhe akuzohen për aktivitete të grupeve ilegale të armatosura dhe nëse shpallen fajtor rrezikojnë të dënohen deri në 10 vjet burg.
Zyrtari i Shërbimit Federal Rus në një deklaratë për mediat tha se rreth 2.400 shtetas rusë janë duke luftuar me militantët e Shtetit Islamik në Siri dhe Irak.