Rusi, bombarduesi supersonik përplaset gjatë uljes në tokë

428
Sigal

Një bombardues supersonik me rreze të gjatë Tu-22M3 ‘Backfire’, e aviacionit rus, është përplasur teksa ulej në tokë në aeroportin ushtarak Olenya, në rajonin Murmansk, në Rusi.

Aksidenti ka ndodhur në 22 janar, teksa mjeti kishte përfunduar fluturimin e tij të stërvitjes.
Shkaqet e aksidentit kanë ndodhur si pasojë e kushteve të vështira të motit dhe nga një stuhi e papritur bore.

Gjatë përplasjes avioni është ndarë në dysh, tre pjesëtarë te ekuipazhit kanë gjetur vdekjen vetëm njëri prej tyre ka arritur të mbijetojë.