Sigal

Dy liqene të mëdha, të cilat janë të lokalizuara pranë njëri tjetrit në distriktin e Kinelskiy në qytetin e jugperëndimor të Rusisë, Samara, kanë pësuar një trasformim të pabesueshëm në ngjyrë, duke marrë nuancën e të rozës, gjë që ka sjellë shumë shqetësim nga banorët e zonës.

Tani kanë nisur hetimet sesi ndodhi ndryshimi rrënjësor. Në afërsi të tyre ndodhen edhe pesë njësi industriale, një fabrikë betoni, një fabrikë ushqimesh, një fabrikë birre, një rafineri dhe një fermë derri.

“Është e qartë se brenda në ujë ka helm, nuk ekziston një ngjyrë e tillë sintetike në natyre”, tha një ekspert.

Ekologjisti Sergej Simak i cili po studion çështjen, ka listuar edhe tre arsyet e mundshme të ndryshimit të ngjyrës.

Sipas tij shkak mund të jetë ndotja kimike, shpërbërja e shkëmbijve me ngjyrë në ujë dhe zhvillimi i algave apo bakterëve që ka prodhuar pigmente të kuqe. Për më tepër hetimet janë në vazhdimësi .