Rusi: Akuza për tradhti ndaj atdheut, dënohet me 12 vite burg

473
U akuzua për tradhti ndaj atdheut, dënohet me 12 vite burg. Avokati Oleg Yeliseyev, i ka thënë agjencisë Interfax, se Gjykata Rajonale në Krasnodar ka shpallur fajtor klientin e tij, Pyotr Parpulov, për tradhti gjatë vitit 2010 kur ai kishte qenë jashtë vendit.

I tërë gjykimi dhe shpallja e vendimit janë zhvilluar me dyer të mbyllura ndërsa nuk janë dhënë detaje në lidhje me akuzën. Purpulov, një ish-punonjës i aeroportit ndërkombëtar në Sochi, është arrestuar në mars të vitit 2014 ndërsa gjykimi ndaj tij ka filluar në shtator të vitit të kaluar, shkruan rel.
Të afërmit e tij kanë thënë se ai ishte akuzuar se iu ka dhënë informacione të klasifikuara agjentëve të huaj gjatë një udhëtimi jashtë vendit, në vitin 2010.
Sigal