Rumuni arrestohet për vrasjen e gazetares bullgare

463
Sigal

Një shtetas rumun me pasaportë moldave është arrestuar në kuadër të hetimeve për vrasjen e gazetares bullgare Viktoria Marinova.

Lajmi bëhet i ditur nga radio shtetërore duke cituar ministrin e Brendshëm.

Personi i arrestuar për vrasjen e gazetares Viktoria Marinova mendohet se është me origjinë ukrainase shtetësi rumune që bënte jetën e njeriut të rrugës.

Trupi i pajetë i gazetares u gjet të shtunën e kaluar në një park në qytetin verior Ruse, pranë lumit Danub. Ajo gjithashtu ishte përdhunuar

Të hënën qindra qytetarë bënë homazhe në Bullgari, duke e quajtur këtë shtet si vendin me lirinë e medias më të keqe në Bashkimin Europian

Nuk dihet ende nëse vrasja ka lidhje me punën ë Marinovës në televizionin lokal.

Vetë ministria e Brendshme as nuk ka konfirmuar por as hedhur poshtë arrestimin e të dyshuarit.