Sigal

Një burrë rumun u befasua kur gjeti 95,000 euro($107.000) të fshehur brenda një dollapi të dorës së dytë që ai kishte blerë dhe i ktheu menjëherë paratë.

Adela Stanici tha për AP se burri i saj, një punonjës ndërtimi, kishte blerë një dollap nga një faqe mobiliesh të përdorura online. Ditë më vonë, burri gjeti një kuti metalike në dollap të mbushur me 500 euro. Ajo tha se çifti i numëroi paratë së bashku: “Ishim të tronditur, nuk mund të flinim gjithë natën” – u shpreh ajo.

“Ne menduam se mund të ishte një kurth dhe e dinim se duhej t’i dorëzonim paratë nga vendi ku erdhën”. Burri udhëtoi nga shtëpia e tyre, në fshatin perëndimor Bichigi, në qytetin ku jetonte pronari. Pronari i dollapit tha se ishte i babait të tij i cili kishte ndërruar jetë së fundmi. Stanici tha se njeriu, i cili kërkoi të mbeste anonim, “nuk kishte asnjë ide” rreth parave. Ai udhëtoi në fshatin e tyre pa e ditur se sa para kishte. Kur burri kishte parë paratë nuk i ishte besuar dhe e kishte shpërblyer çiftin për ndershmërinë që kishin treguar, por nuk thanë sesa ishte vlera që morën.