Rritet fluksi i emigrantëve, 200 të mbytur gjatë orëve të fundit

494
Nuk ka të ndalur fluksi i emigrantëve të nisur nga Libia drejt brigjeve italiane, por as numri i viktimave të tyre të shkaktuara nga tragjeditë e detit.

Sipas të dhënave të sapo publikuara nga Departamenti i të Drejtave Civile e Emigracioni në Ministrinë e Brendshme italiane nga 1 janari i vitit 2017 e deri më 8 maj 2017 në brigjet italiane kanë zbarkuar rreth 43 245 emigrantë, shifër kjo që tregon një rritje prej 38.54 % në krahasim me një vit më parë, kur për të njëjtën periudhë kohore kanë mbërritur në Itali rreth 31 214 emigrantë.

Por bashkë me numrin gjithnjë e në rritje të emigrantëve që çdo ditë përpiqen të kapërcejnë Mesdheun drejt Europës, rritet dhe numri i viktimave të tyre në det.

Sipas zëdhënësit të OIM (Organizatës botërore të migracionit) Flavio Di Giacomo rreth 113 emigrantë kanë humur jetën një ditë më parë pas mbytjes së një gomone në brigjet Az Zawiyah të Libisë. Operacionet e shpëtimit kanë mundur të shpëtojnë vetëm 7 persona , 6 burra e 1 grua e sipas dëshmive të tyre në gomone gjëndeshin rreth 120 persona, mes të cilëve 30 gra e 9 fëmijë.

80 viktima të tjerë emigrantësh janë shënuar në tragjedinë e dy ditëve më parë po në brigjet libiane, pas përmbytjes së një gomone e cila ishte u mbush me ujë. Të mbijetuarit u shpëtuan nga anija daneze Alexander Maerks e pas mbërritjes së tyre në portin Pozzallo të Sicilisë për Prokurroinë e Raguzës rrëfyen se mes viktimave ishte dhe skafisti i gomones.

Vetëm gjatë fundjavës së fundit në brigjet italiane kanë mbërritur rreth 6 mijë emigrantë.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme italiane shumica e emigrantëve të mbërritur përgjatë 2017 janë të kombësisë Nigeriane (5.216), Bengaleze (4.645), Guineani (4.206) e Ivoriani (3.942). Mes emigrantëve të bmërritur rreth 5.551 janë minorenë të pashoqëruar.

Duke ndjekur politikat europiane për shpërndarjen sa më të rregullt të emigrantëve në të gjitha vendet e BE, deri më sot vetëm 5.415 emigrantë të zbarkuar në Itali janë transferuar në vendet e tjera europiane.

Ndërkohë në Itali nuk ka të reshtuar debati politik mbi proceset hetimore të hapura nga Prokuroria e Palermos dhe ajo e Katanias të cilat akuzojnë disa OJQ që operojnë në operacionet e shëptimit të emigrantëve në ujërat e Mesdheut, mbi dyshimet e lidhjeve të tyre me trafikantët e qënieve njerëzore.
Sigal