Rriten tensionet në Bregun Perëndimor, i riu palestinez vritet nga ushtarët izraelitë

499
Vijojnë tensionet mes izraelitëve dhe palestinezëve në Bregun Perëndimor, ku viktima e fundit u shënua gjatë përleshjeve në qytetin e Hebronit. Xhihadi Rashid, 22 vjeç, palestinez u qëllua për vdekje nga ushtarët izraelitë gjatë dhunës së shpërthyer, pasi palestinezët nisën të qëllonin me bomba benzine dhe gurë forcat e rendit. Edhe motra e Rashid, Dania 17-vjeçare u qëllua për vdekje nga një ushtar izraelit më 25 tetor në qytetin e vjetër të Hebronit. Kaosi nisi në periferi të Ramallah në fshatin Silwad dhe gjithashtu në pikën e kontrollit të Betlehemit në Bregun Perëndimor, ku një grup të rinjsh palestinezë u përleshën me ushtarët izraelitë, të cilët hodhën gaz lotsjellës, granata tymuese, ujë me presion dhe gjithashtu përdorën plumba prej gome në drejtim të protestuesve.

Kaq ka mjaftuar që dhuna të përhapet edhe në Hamas, ku palestinezët e grumbulluar në kufirin me izraelin nisën të qëllojnë me gurë dhe sende të forta trupat izraelite. Si pasojë ushtria vrau një 38 vjeçar palestinez dhe plagosi 5 të tjerë. Situata mes izraelitëve dhe palestinezëve është përkeqësuar që pas konflikteve për xhaminë Al Aqsa në Jerusalem, ku myslimanët i tremben humbjes së autoritetit që kanë mbi të. Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Kombet e Bashkuara kanë shprehur shqetësim në lidhje me rritjen e numrit të vdekjeve, duke u bërë thirrje të dyja palëve për vetëpërmbajtje.
Sigal