Rriten tensionet: Britania kërcënon me trupa, tanke dhe dronë në kufirin rus

491
Sigal

Britania e Madhe nuk
po bën asgjë për të ulur tensionet me Rusinë, përkundrazi, duket se veprimet e
tyrë shkojnë në anën tjetër.

Mediat britanike
raportojnë se Britania e Madhe ka dërguar tanke, dronë dhe 800 trupa në Estoni,
që do të vendosen në kufirin me Rusinë.

Kjo masë e britanikëve
vjen pas një lajmi të pakonfirmuar se Rusia po zhvillon stërvitje ku janë
përfshirë 40 milionë njerëz.

Britania ka dërguar
dronë dhe tanket e tipit “Challenger 2” për të monitoruar lëvizjet e rusëve në
kufirin me Estoninë.

Lëvizjet e fundit të
vendeve të NATO-s duket se po krijojnë një gardh të fuqishëm rreth kufijve
rusë.