Rrëzohet një helikopter në Siberi, Rusia: 15 të vdekur

434
Një helikopter transporti, tip Mi-8, është rrëzuar sot në Siberinë Perëndimore duke shkaktuar 15 të vdekur dhe shtatë të plagosur, bëri të ditur për median një zëdhënëse e Prokurorisë lokale.
“Helikopteri, që kishte në bord 22 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit, u rrëzua rreth orës 04:00 GMT, 10 kilometra nga fshati Igarka, në rrjedhën e majtë të lumit Jenisej”, deklaroi zëdhënësja Oksana Gorbunova.
“Pesëmbëshjetë persona, në mesin e së cilëve pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit rezultojnë të vdekur dhe shtatë të tjerë u plagosën, të cilët u dërguan menjëherë në spital”, saktësoi ajo. Ende nuk janë dihen shkaqet që çuan në rrëzimin e helikopterit, sipas së njëjtit burim.
Sigal