Rrëzohet një aeroplan ushtarak amerikan pa ekuipazh, në Kuvajt

455
Një aeroplan ushtarak amerikan pa ekuipazh është rrëzuar në një rajon të largët të Kuvajtit, por nuk është raportuar për viktima eventuale. Ministria e mbrojtjes e Kuvajtit ka njoftuar se incidenti ndodhi afër një baze ajrore, që përdoret nga personeli i forcave ajrore të Shteteve të Bashkuara. Prej invadimit të Kuvajtit nga ana e Irakut, në vitin 1990, Kuvajti është aleat i afërt i Shteteve të Bashkuara, pasi ushtria amerikane ka ndihmuar në çlirimin e këtij vendi nga ky invadim.
Aktualisht, Kuvajti ka orfuar inteligjencë, financim dhe përdorim të bazave ajrore, për sulmet e disa vendeve të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në bombardimet e caqeve të militantëve të Shtetit Islamik në Irak dhe Siri.
Sigal