Rrëzohet mbi shtëpi banimi avioni i Turkish Airlines

498
Sigal

Një aeroplan është rrëzuar në Kirgistan, duke vrarë të paktën 37 njerëz. Avioni Boeing i “Turkish airlines” u rrëzua mes mjegullës në një zonë të banuar pranë aeroportit Manas, në jug të kryeqytetit Biskek. Të paktën 15 ndërtesa janë shkatërruar dhe disa fëmijë janë raportuar të jenë në mesin e të vdekurve.

Numri i viktimave mësohet se është duke u rritur, pasi në fillim u raportuan 32 persona ndërsa deri më tani janë gjetur 37 trupa të pajetë.

Mësohet se avioni u përplas teksa ishte në fazë ulje, për shkak të kushteve të këqija të motit.