Rrëzohet helikopteri ushtarak, 17 të vdekur në Afganistan

84
Një helikopter ushtarak është rrëzuar në jug të Afganistanit, duke lënë 17 të vdekur, ka konfirmuar komandanti i policisë në provincën afgane, Zabul, Mirwais Noorzai. Ai ka thënë se helikopteri i ushtrisë afgane është përplasur në një regjion të largët nga provinca mëngjesin e së enjtes, duke rezultuar me 5 pilotë dhe 12 ushtarë të vdekur. Moorzai ka thënë se shkaqet e përplasjes së aeroplanit janë të panjohura, dhe se rasti është ende nën hetime. Ndërkaq, Ministria e Mbrojtjes ka deklaruar se përplasja është shkaktuar nga një problem teknik, duke mos dhënë detaje më shumë. “Kjo është fatkeqësia më e madhe që ka prekur ndonjëherë forcat ajrore”, ka thënë Komandanti i Operacioneve në Ministrinë e Mbrojtjes, Azfal Aman. Aman ka thënë se helikopteri ishte prodhim rus i tipit M-17, dhe po fluturonte nga Zabuli në Shinkay.