Rrëzohet godina 90-vjeçare në Indi, vriten 3 persona, bllokohen dhjetëra të tjerë

426
Sigal

Tre persona kanë humbur jetën ndërsa dhjetëra të tjerë kanë mbetur të bllokuar poshtë një ndërtese katër katëshe që u rrëzua në zonën e Dongriut në Mumbai, Indi.

Ndërtesa besohet të ketë rënë rreth orës 11:40 në kohën lokale. Brigada lokale e zjarrfikësve dhe Forcat Kombëtare e Reagimit të Katastrofave (NDRF) kanë vendosur tenda të shumta në zonë për të ndihmuar në evakuimin dhe operacionet e shpëtimit.

Ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende asnjë shifër zyrtare lidhur me numrin e viktimave dhe të të plagosurve, disa organizata indiane njoftojnë se bëhet fjalë për dy viktima.

Nën rrënojat e godinës së rrëzuar besohet se ka me dhjetëra persona dhe numri i viktimave mund të rritet në orët në vijim.

Duhet thënë se godina mbi 90 vjeçare ishte shpallur e papërshtatshme për banim kohë më parë dhe autoritetet po hetojnë mbi përgjegjësitë.

Zona ku ndodhej ndërtesa është goditur nga përmbytjet kohët e fundit dhe ato mund të kenë përshpejtuar rrëzimin e saj.