Rrëzohet avioni me mbi 200 pasagjerë rusë, mister fati i tyre

500
Një avion rus me të paktën 200 pasagjerë në bord është rrëzuar në pjesën qendrore të Gadishullit Sinai në Egjipt. Lajmi është konfirmuar nga zyra e e shtypit e kryeministrit egjiptian. Avioni, një Airbus A-321 sapo ishte nisur nga një resort turistik në Sharm el-Sheik, në Detin e Kuq dhe kishte si destinacion qytetin e Shën Petersburgut në Rusi. Fillimisht pati informacione pështjelluese në lidhje me fatin e avionit. Disa media raportuan se avioni ka dërguar sinjale nga hapësira ajrore turke, ndërsa të tjera shkruanin se avioni është rrëzuar në afërsi të Qipros. Pjesa më e madhe e pasagjerëve janë shtetas rusë, turistë që po ktheheshin në vendlindje. Avioni ishte pronë e kompanisë ajrore Kogalymavia. Besohet se në momentin e rrëzimit në bord kanë qenë 217 pasagjerë dhe 7 pjesëtarë stafi. Shkaqet e rrëzimit të avionit janë ende të paditura, po ashtu edhe fati i pasagjerëve.
Sigal