Rrëzohet avioni malajzian me 300 pasagjerë, u qëllua me raketë

422
Sigal

Një avion i linjës malajziane MH17 me 300 vetë në bord është rrëzuar në Ukrainë, në afërsi të kufirit me Rusinë, është qëlluar me raketë tokë-ajër. Lajmi bëhet i ditur nga mediat ndërkombëtare sipas të cilave avioni Boeing-777 i linjës Amsterdam-Malajzi, kishte humbur kontaktet me kullën qëndrore, ndërsa mësohet se për pasojë të gjithë 285 pasagjerët dhe 15 anëtarët e ekuipazhit kanë gjetur vdekjen në aksident. Anton Herashchenko, këshilltar i Ministrit të brendshëm të Ukrainës, tha për Associated Press se avioni ishte goditur nga një raketë në një lartësi prej 10.000 metrash. Një burim i Reuters shprehet se avioni u gjet duke u djegur në tokë, në pjesën lindore të Ukrainës, në afërsi të kufirit me Rusinë. Avioni pritej të hynte në hapësirën ajrore ruse në orën 17:20 sipas orës lokale, por kjo gjë nuk u arrit kurrë, shprehet një burim për agjensinë Reuters.

harta rrezimi i avionit malajzian
(Në foto: Harta ku është rrëzuar avioni malajzian)