Rrëzohet aeroplani ushtarak rus me 14 persona në bord, u godit nga forcat izraelite

531
Sigal

Një aeroplan ushtarak rus Il-20 me 14 anëtarë të shërbimit në bord u godit gjatë një një sulmi nga katër aeroplanë izraelitë në krahinën e Sirisë Latakia, tha Ministria e Mbrojtjes e Rusisë.

Aeroplani ushtarak rus u zhduk gjatë mbrëmjes teksa fluturonte në Siri, gjatë një sulmi nga luftëtarët izraelit.

Radarët rusë gjithashtu regjistruan nisjen e raketave nga një fregatë franceze në Mesdhe në mbrëmjen e 17 shtatorit.

Mediat ruse raportojnë se 14 persona ishin në bordin e aeroplanit në kohën e zhdukjes, ndërkohë që ka nisur kërkimi i tyre.