Rrëzohen pajisjet e skenës nga stuhia, vdes DJ i njohur në Brazil (VIDEO)

650
Një DJ ka mbetur i vdekur dhe tre persona të tjerë janë plagosur pas rrëzimit të pajisjeve të skenës gjatë një festivali muzikor në Brazil.
Të pranishmit filmuan momentin tmerrues kur një strukturë metalike mbi skenë ra nga lart pas nisjes së stuhisë në Festivalin “Atmosphere” në Esteio në afërsi të qytetit jugor të Porto Alegres.
DJ Kaleb Freitas, i cili po performonte në skenë, u shtrua menjëherë në spital në gjendje kritike, por nga plagët e rënda në kokë ndërroi jetë.
Një hetim ka filluar për mënyrën se si ndodhi ngjarja, megjithatë shkak kryesor mendohet erërat e forta.


Sigal