Rrëzimi i vinçit vret 4 persona, ja pamjet e rënda

570
Sigal

Një vinç i madh është rrëzuar duke lënë të vdekur plot 4 persona dhe shumë dëme materiale. Ngjarja ndodhi në qytetin amerikan Saettle rreth orës 15:30 sipas orës lokale.

Ata që u vranë ishin dy punëtorë vinçi dhe dy shoferë në makinash.

Një grua, foshnja e saj dhe një djalë në të 20-at u plagosën dhe u dërguan në spital, thanë zyrtarët.

Dëshmitari Esther Nelson u tha Seattle Times-it se vinçi u shfaq i përgjysmuar gjatë erërave të forta.

“Gjysma e tij po fluturonte anash në ndërtesë, gjysma tjetër ra në rrugë, duke kaluar dy korsi trafiku”, tha ajo.

Shikoni videon e mëposhtme e cila tregon rrëzimin e vinçit.