Rrëzimi i vinçit në Mekë; 107 të vdekur dhe 230 të plagosur

470
Numri i personave të cilët kanë humbur jetën pasi një vinç u shemb në Xhaminë e Madhe të Mekës ka shkuar në 107. Ndërkohë, 230 të tjerë kanë kërkuar ndihmë në spital, pasi janë plagosur nga aksidenti që besohet se ka ndodhur për shkak të kohës së keqe.
Mbrojtja Civile në Arabinë Saudite tha se goditja e një vetëtime ka bërë që vinçi të shembet tokë. Incidenti ndodhi në kohën kur shumë njerëz kishin shkuar për lutjet e së premtes, saktësisht në 17:23 me orën lokale.
Me kalimin e orëve, edhe numri i viktimave është rritur. Aktualisht, Meka është duke u përgatitur për pelegrinazhin e përvitshëm të Haxhit. Qindra mijëra njerëz pritet që të shkojnë në këtë vend nga e gjithë bota në fund të këtij muaji.
Sigal