Rrëzimi i avionit, Rusia jep 50 milione $ për çdo informacion

482
Presidenti Rus Vladimir Putin ka urdhëruar forcat ajrore Ruse të intensifikojnë sulmet ajrore në Siri pasi Shërbimi shtetëror rus konfirmoi se një bombë brenda avionit Metrojet, e rrëzoi atë në Sinai të Egjiptit
“Duhet intensifikuar në një mënyrë të tillë që kriminelët të kuptojnë që ndëshkimi është i pashmangshëm”, tha Putin.
Agjencia ruse e lajmeve, Interfax raporton se Shërbimi Rus i Sigurisë ofron një shpërblim të lartë prej 50 milionë dollarësh për informacione që çojnë drejt kapjes së atyre që organizuan sulmin me bombë.
Akt terrorist
Ishte një “akt terrorist” që rrëzoi avionin A321 në Egjipt duke shkaktuar vdekjen e 224 personave tha Alexander Bortnikov shefi i sigurisë
Prova të eksplozivit janë gjetur nga hetuesit rusë në rrënoja, thotë agjencia.
Presidenti Putin ka porositur tanimë shërbimet e sigurisë për të drejtuar vëmendjen e tyre në gjentjen e përgjegjësve, raporton Reuters.
Alexander Bortnikov, drejtuesi i Shërbimit Rus të Sigurisë zhvilloi një takim me Presidentin Putin.
Ai i tha presidentit Rus: “Mund të themi pa ekuivok se ishte një sulm terrorist”
Zbardhja e bisedës është postuar në Websajtin e Kremlinit rreth orës 09:30 në guhën ruse.
Sigal