Rrëzimi i avionit rus nga turqit, kutia e zezë është e dëmtuar

497
Kutia e zezë e avionit të qëlluar nga forcat ushatarake turke më 24 nëntor në kufirin me sirinë është e dëmtuar. Deklarata është bërë nga ekspertët rusë gjatë hapjes live të kutisë së avionit SU24 në Moskë para gazetarëve dhe diplomatëve.Nikolai Primark, kreu i hetimeve, tha se karta e memories është shumë e dëmtuar dhe informacioni i fluturimit është zhdukur. Rezultatet e analizimit të kutisë do të behen të diktuara të hënën, por duket se ka pak gjasa të vërtetohet çfarë ka ndodhur realisht, gjë e cila ka çuar në akuza të ashpra dy vendet. Ankaraja ka përligjur veprimin me argumentin se avioni rus kishte shkelur hapësirën e saj ajore dhe të shtënat i ekzekutuan në momentin kur avioni nuk iu përgjigj paralajmërimeve të palës turke. Por Moska ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet turke, duke thënë se pilotët rusë nuk kanë marrë asnjë paralajmërim dhe se veprimi i Turqisë ishte thjesht një akt armiqësor.

Marëdheniet mes Ankarasë dhe Moskës që pas incidetit kanë përkeqësuar shumë. Presidenti i Rusisë Vladimir Putin e shndëroi fjalimin e tij tradicional vjetor drejtuar popullit të tij në një deklaratë kërcenuese. Ai shuajti të gjitha shpresat për paqe, duke deklaruar se interest e Turqisë në Siri janë të lidhura me tregtinë e naftës dhe jo me Shtetin Islamik. Deklarata e Putin pasoi atë të minsitrit të jashtëm të Moskës Sergei Lavrov, i cili tha se Turqia duhet të paguajë kompensim për rrëzimin e avionit.
Sigal