Rrëzimi i avionit rus, dyshohet nga një bombë, Britania pezullon fluturimet nga Egjipti

436
Autoritetet në Britani kanë pezulluar fluturimet nga Sharm El-Sheik, pasi dyshojnë se shkaku i rrëzimit të avionit rus mbi gadishullin Sinai, ishte një bombë. Autoritetet britanike dërguan një ekip me ekspertë të aviacionit në aeroportin e pikës egjiptiane të pushimit Sharm El-Sheikh, prej nga u nis avioni me destinacion Shën Peterburgun, për të vlerësuar gjendjen e sigurisë, para se avionët britanikë të nisen prej andej.

“Ndërkohë që hetimet vazhdojnë, ne nuk mund ta themi në mënyrë kategorike shkakun e rrëzimit të avionit rus. Por me zbulimin e fakteve të reja, ne shqetësohemi se avioni mund të jetë rrëzuar nga një pajisje shpërthyese.”- thanë zyrtarët në Britani. Ndërkohë, Shteti Islamik i përsëriti thëniet se ka rrëzuar avionin Metrojet A321, duke i sfiduar skeptikët që të provojnë të kundërtën. Në një deklaratë në audio të publikuar sot në mediat sociale, Shteti Islamik tha se do t’i bënte të njohura hollësitë kur të marrë një vendim.
Sigal