Rrëzimi i avionit në Turqi, reagon Kremlini: Incidenti serioz

55
Menjëherë pas ngjarjes ka reaguar dhe Kremlini zyrtar, duke e cilësuar rrëzimin e avionit ushtarak rus nga ushtria turke si një incident shumë serioz. “Kemi të bëjmë me një incident shumë serioz, edhe pse është shumë herët për të nxjerrë konkluzione”.
Ndërkaq Ankaraja sqaron se e kishin paralajmëruar 10 herë para se të qëllonim avionin.
Nga ana e saj Rusia ka mohuar pretendimin se avioni shkeli hapsirën ajrore turke, duke theksuar se avioni është rrëzuar në hapësirën ajrore siriane. Rusia thotë se avioni i tyre nuk është qëlluar nga ajri, por nga toka.
Pamjet e rrëzimit të avionit janë publikuar nga mediat ruse. Ato tregojnë pilotët duke u katapultuar dhe më pas teksa hapen parashutat. Të paktën njëri nga pilotët është kapur nga rebelët sirianë.
Muajin e kaluar, avionët turq kanë rrëzuar edhe një dron të paidentifikuar, i cili po ashtu ka shkelur hapësirën ajrore të Turqisë.