Rreziku bërthamor nga Koreja e Veriut, Trump: Zgjidhje edhe pa Kinën

508
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të “zgjidhin” kërcënimin bërthamor nga Koreja e Veriut, me ose pa ndihmën e Kinës.

“Nëse Kina nuk do të zgjithë këtë problem me Korenë e Veriut, do ta zgjidhim ne. Kjo është gjithçka çfarë po them” u shpreh ai në një intervistë për Financial Times.

I pyetur nëse mendon se do të mund të arrijë këtë sukses i vetëm, ai u përgjigj: “Plotësisht.”

Deklaratat e Trump vinë përpara vizitës së planifikuar nga presidenti kinez Xi Jinping gjatë kësaj jave në SHBA.

“Kina ka ndikim të madh mbi Korenë e Veriut. Ajo do të vendosë nëse do të na ndihmojë me Korenë e Veriut ose jo. Nëse ata e bëjnë këtë do të jetë shumë mirë për Kinën, nëse jo nuk do të jetë mirë për asnjë”.

Ekziston frika se Pheniani përfundimisht mund të zhvillojnë aftësinë për të nisur raketa bërthamore me rreze të gjatë, të afta për të goditur Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sigal