Rrezikoi jetën duke ndaluar bandën, Napoli shpall “hero” shqiptarin

88
Një qytetar më kombësi shqiptare, i ndershëm ka kontribuuar në vendbanimin e tij për ruajtjen e rendit, madje duke vënë në rrezik dhe jetën. Heroik e kanë quajtur mediat italiane gjestin e tij bërë publik sot pasi policia italiane ka informuar mbi arrestimin e 5 personave si anëtarë të një bande që kishin kryer disa grabitje në qendra e aktivitete tregtare në rajonin e Kampanjës. Gjatë një grabitje të kryer nga kjo bandë në komunën Villa di Briano, shqiptari rastësisht i pranishëm, ndërhyn kundër njërit prej grabitësve dhe pse ky i fundit ishte i armatosur. Forca e shqiptarit mundi ta bllokojë keqbërësin duke e rrëzuar përtokë e ç’armatosur. Vetëm pas një luftimi të dhunshëm trup më trup grabitësi mundet të largohet e plani i bandës për të grabitur atë qendër tregtare nuk mundi të realizohet me sukses. E gjithë kjo ngjarje është dokumentuar nga filmimet e videokamerave të sigurisë, të bëra publik sot nga Prokuroria e Napolit, falë të cilave u arrit dhe në identitetin e shqiptarit. Ndaj shqiptarit për gjestin e tij heroik është propozuar një leje qëndrimi nderi e jashtëzakonshme për motive drejtësie.